“Elhamdulil-lah, jemi muslimanë!”
(Shkodër,
e xhuma, më 9 tetor 2009 )
Në një atmosferë të ngrohtë besimi e qytetarie, besimtarët dhe
frekuentuesit e xhamisë Tophanë, kanë pritur thirrësin islam
Muhamed Sytari, pas kthimit të tij nga vizita e bërë në Qendrën
Islame Shqiptare Amerikane të Arizonës, gjatë muajit të
Ramazanit dhe pas tij.
Në hytben e parë të xhumasë, pas kthimit nga ShBA, hatibi i
xhamisë Tophanë, ka folur mbi vlerën dhe madhështinë e harmonisë
dhe vëllazërisë së besimit në fenë islame. Nëpërmjet shembujve
konkretë, ai ka rrëfyer një pjesë të eksperiencës së tij
pozitive në mesin e muslimanëve të Arizonës, sidomos në xhaminë
e shqiptarëve “Greenway Masjid”.
“Atmosferën e ngrohtë besimore dhe vëllazërinë islame që e gjeta
në mesin e shqiptarëve të Phoenix, do ta tregoj përherë si një
ëndërr reale, e jetuar në një hark kohor mëse njëmujor.
Shqiptarë nga Dibra e Madhe, Kosova, por edhe nga shumë treva të
vendit tonë, ata ditën të tregojnë shpirtin e vërtetë të fesë
islame në jetën e përditshme dhe aktivitetet e xhamisë. Më
vërtetuan, se pa Islamin shqiptarët nuk vlejnë një grosh! Më
vërtetuan se pa shpirtin e kësaj feje të madhnueshme, ky vend
dhe ky popull nuk do të kishte as tolerancë as harmoni as
bashkëjetesë, me të cilat mburren politikanët tanë, si një vlerë
“shqiptare”!?”- ka thënë ndër të tjera Sytari.
“Duhet ta falënderojmë All-llahun që na bëri prej muslimanëve!
Kjo është mirësia më e madhe që na është dhënë nga Krijuesi i
gjithësisë! Dhe, e kemi për detyrë që këtë mirësi ta ruajmë dhe
ta konsolidojmë me dinjitet dhe krenari, përpara kujtdo që
përpiqet ta nëpërkëmbë këtë fakt!”- ka vazhduar më tej hatibi i
Tophanës në hytben e tij.
Në përfundim të xhumasë, besimtarët janë takuar me hatibin e
tyre dhe në një atmosferë të ngrohtë i kanë drejtuar atij shumë
pyetje rreth këtij udhëtimi.
Hytbeja e kësaj xhumaje është regjistruar dhe një pjesë e saj
mund të ndiqet edhe në (youtube) në adresën:
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |




