Dritë Arefati në xhaminë e Tophanës
(Kur'an, dhikre të shumta, përgjërime dhe salavate)
Pas faljes së namazit të iqindisë nën drejtimin e thirrësit
islam Imam Muhamed Sytari, të pranishmit kanë dëgjuar fjalën e
rastit të mbajtur nga Imam Lavdrim Hamja, i cili ka zbardhur
argumentet e madhështisë së kësaj dite, nga ajetet dhe hadithet
e ndryshme profetike. Pas fjalës së tij, Imam Muhamed Sytari ka
ftuar të pranishmit për t’u përgatitur shpirtërisht për fillimin
e adhurimeve të kësaj dite në përngjasim me haxhilerët e Qabes
së madhnueshme dhe adhurimit të tyre në Arefat.
Pas këndimit të sures Jasin, të pranishmit kanë bërë dhikre të
shumta, përgjërime dhe salavate përmbi të dërguarin mëshirë për
të gjitha krijesat, hazreti Muhammedin (a.s). Në fund të këtyre
adhurimeve, ata kanë marrë pjesë në lutjen e gjatë në gjuhën
shqipe të drejtuar nga Imam Muhamed Sytari.
Imam Ilir Dizdari
Imam i xhamisë Tophanë
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |




