ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Dita e Ashuras në Teqen Rifaite të Shkodrës

(Shkodër, e mërkure, më 7 janar 2009) 

Paraditën e datës 7 janar 2009, me rastin e ditës së Ashuras, thirrësi islam Muhamed Sytari në shoqëri të Imam Didmar Fajës, prijës i Qendrës Islame Shqiptare në Arizona, kanë vizituar Teqen Rifaite të Shkodrës.

Në këtë vizitë, ata kanë takuar dhe përshëndetur prijësin e Teqes Rifatite të Shkodrës, Sheh Idriz Ali Kruja dhe dervishët e shumtë të pranishëm aty.

Në një bisedë të përzemërt, thirrësi islam Muhamed Sytari ka diskutuar me Sheh Idriz Krujën rreth historisë së Qerbelasë, masakrimit të nipit të profetit Muhammed (a.s), hz. Husejnit (r.a) mesazheve të shumta që dalin nga kjo histori etj.

Njëkohësisht ai e ka njohur Sheh Idriz Krujën me Imam Didmar Fajën dhe angazhimet e tij në Arizona, në drejtim të muslimanëve shqiptarë atje.

Vizita është mbyllur me lutje, urime të ndërsjellta dhe përqafime të përzemërta.

 

www.muhamedsytari.net

 

Dita e Ashuras në Teqen Rifaite të Shkodrës
Dita e Ashuras në Teqen Rifaite të Shkodrës
Dita e Ashuras në Teqen Rifaite të Shkodrës