ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“… dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij”

(Shkodër, më 12 nëntor 2009) 

 “Dersi i natës së xhuma”, ka vijuar për të katërtën javë më radhë edhe ditën e enjte, pas namazit të jacisë në xhaminë e Tophanës.
Në dersin e kësaj nate, Imam Muhamed Sytari ka vazhduar me komentimin e hadithit të dytë nga 40 hadithet e Imam Neveviut, duke u përqendruar te shpjegimi dhe komentimi i pjesës së dytë të shehadetit, dëshmisë se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.
Në vasin e tij, vaizi i xhamisë së Tophanës ka folur edhe për dashurinë për Resulull-llahin (a.s) dhe faktin se kjo dashuri qëndron në bazë të themeleve të fesë islame. Ai ka shpjeguar se Islam pa dashuri për Resulull-llahin është fe e mangët. Nëpërmjet fakteve konkrete, Sytari ka sjellë shembuj nga jeta e sahabëve dhe dashuria e tyre ndaj të Dërguarit të All-llahut.
“Dersi i natës së xhuma”, vazhdon të ndiqet nga besimtarë të shumtë që prezantojnë në xhaminë e Tophanës për të marrë pjesë në këtë aktivitet të përjavshëm fetar.


Shih në youtube:

http://www.youtube.com/watch?v=5Rbx8GP9iJE&feature=channel

V. Mehmeti

foto nga dersi ne xhamine Tophane, 12 nentor 2009
foto nga dersi ne xhamine Tophane, 12 nentor 2009
foto nga dersi ne xhamine Tophane, 12 nentor 2009
foto nga dersi ne xhamine Tophane, 12 nentor 2009
foto nga dersi ne xhamine Tophane, 12 nentor 2009