ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“Dënojmë me zemër terrorizmin çifut mbi Gaza!”

(Shkodër, më 9 janar 2009) 

Nëpërmjet hytbes së xhumasë në xhaminë e Tophanës, thirrësi islam Muhamed Sytari ka dënuar fuqimisht terrorizmin çifut mbi banorët e Gazas. Përmes fakteve konkrete dhe shifrave reale, ai ka analizuar situatën tragjike në Palestinë dhe ka dënuar mbështetjen e të fuqishmëve ndaj terrorizmit dhe kasapëve uzurpues të këtij vendi.

“Me datën 5 janar 2009, prijësi i këtij ymeti, Shejkh Jusuf Karadavi udhëzoi që xhumaja e sotme të jetë shprehje e zemërimit dhe e dënimit të asaj që po ngjet në Gaza me njerëzit e pafajshëm atje. Edhe ne si muslimanë shqiptarë, e kemi për detyrë, si pjesë e këtij ymeti të madh islam në botë, të denoncojmë dhe të dënojmë publikisht dhunën, terrorizmin e vërtetë, masakrat dhe kasaphanën që po bën dora kriminale e çifutëve në Palestinën e uzurpuar padrejtësisht prej tyre. Njëkohësisht dënojmë edhe qëndrimin e turpshëm të disa udhëheqësve arabë, të cilët me heshtjen dhe fudullëkun e tyre, po bëhen palë me terrorizmin e izraelitëve në Gaza. Historia do t’i shikojë përherë me përbuzje dhe nënçmim për qëndrimin burracak të tyre dhe shitjen e nderit dhe besës islame për interesa të përkohshme të kësaj bote!”

Nëpërmjet shifrave, Sytari ka theksuar  se: “Sipas të dhënave të sakta të kanalit televiziv Al-Xhazira, vetëm në ditën e 12- të të bombardimeve mbi Gaza, kanë dhënë jetën e tyre 660 shehidë, prej të cilëve 215 fëmijë e 89 gra, sikurse janë plagosur plot 2950 të tjerë! Ndërsa sot, në ditën e 14- të të kësaj kasaphane çnjerëzore, numri i shehidëve ka arritur në 778 dhe ai i të plagosurve në 3200 persona të pafajshëm! Imagjinoni, vetëm me 5 janar, ditën e hënë, janë masakruar plot 45 fëmijë të mitur dhe 7 gra, në mesin e të cilave edhe shtatzëna! Ja qytetërimi i bombave,  i dhunës dhe i terrorit!”

Më pas, ai ka dënuar edhe qëndrimin e ambasadorit shqiptar në Tel Aviv, Tonin Gjuraj, duke thënë: “Edhe ambasador Tonini i Izraelit i “bekoi” sulmet e terroristëve të vërtetë mbi Gaza kundër “terroristëve të Hamasit”! Turp t’i vijë atij dhe mbështetësve  shqiptarë të kësaj deklarate fodulle!”

Ndërsa pas faljes së namazit të xhumasë, ai, për të dytën xhuma radhazi, ka drejtuar njerëzit në namazin e xhenazes në mosprezencë për shpirtrat e të rënëve shehidë në kasaphanën më të turpshme të kohëve të reja, në Gaza, nga dora e makinës vrastare izraelite.

 

 

www.muhamedsytari.net

 

 
“Dënojmë me zemër terrorizmin çifut mbi Gaza!”
“Dënojmë me zemër terrorizmin çifut mbi Gaza!”
“Dënojmë me zemër terrorizmin çifut mbi Gaza!”