Dëborë…
(Shkodër,
më 18 – 19 shkurt 2009 )
Ditën e mërkurë, më 18 shkurt, Shkodra filloi të zbardhej sërish
nga reshjet e reja të dëborës së re (e dyta në këtë fillimvit).
Në pamje të parë duket se ky, paska qenë viti i bardhësisë për
këtë qytet, meqë brenda një hapësire kohore më pak se dymujore,
dëbora u bë pjesë e realiteteve të tij.
Sidoqoftë, qyteti u zbardh e së bashku me të çdo gjë përreth
mori ngjyrë bardhësie, për të cilën shpesh kemi nevojë!
(Realitetet e reja shqiptare janë shumë të varfra në raport me
bardhësinë)
Në një pamje tjetër duket se dëbora dhe qyteti lidhën zemrat e
tyre me njëri-tjetrin që në ditët e para të këtij viti. Si të
thuash, e nisën vitin duke u vështruar thellësisht në sy.
Ndoshta u dashurua pas tij…
Ndoshta e mori malli për të…
Ndoshta s’e duruan dot ndarjen…
Ndoshta.., se kështu e kanë prekjet e pastra e të sinqerta,
lidhjet e këtij soji, që ndodhin radhë e janë të bardha, si
dëbora e bardhë që mbuloi me butësinë e saj qytetin tonë…
Ndoshta…
Muhamedi
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|