ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari

(Shkodër, më 13 qershor 2009) 

Me iniciativën e këshillit të xhamisë Tophanë dhe mbështetjen e imamit të saj, në ambientet e një prej restoranteve të Shkodrës, u zhvillua një darkë mirënjohje për hatibin e xhamisë Tophanë, thirrësin islam Muhamed Sytari.

Në këtë takim, përveç antarëve të këshillit të xhamisë Tophanë, imamit dhe hatibit të saj, merrnin pjesë edhe intelektualë, thirrës islamë etj.

Në fjalën e hapjes, imami i xhamisë Tophanë, Ilir Dizdari, ka falënderuar organizatorët për këtë organizim mirënjohje për kontributin dhe shërbimin 10 vjeçar të thirrësit islam Muhamed Sytari në xhaminë e Tophanës.

Nga ana e tij, hatibi i kësaj xhamie, ka falënderuar pjesëmarrësit, imamin e xhamisë dhe këshillin e saj për këtë “dhuratë të çmuar, sidomos pas daljes së librit që arkivon përveç të tjerave edhe jetën dhjetë vjeçare të xhamisë së Tophanës”.

Ndër të tjera, Sytari ka vazhduar: “Është e vërtetë se gjatë këtyre viteve kemi hasur pengesa dhe vështirësi të shumta në rrugën e konsolidimit dhe perfeksionimit të xhamisë tonë, por së bashku, me mbarësinë e Zotit, ia kemi arritur të kemi këtë xhami që kemi sot. Xhamia e Tophanës, sikurse e pohojnë edhe vizitorët e saj të shumtë, tashmë i ka kaluar kufijtë e qytetit tonë. Ky fakt, ndonëse na gëzon, na obligon për më shumë vëmendje dhe interesim në rrugën e ruajtjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të xhamisë tonë dhe shërbimeve që ajo ofron për besimtarët dhe frekuentuesit e saj”.

Darka është karakterizuar nga një atmosferë tepër familjare dhe vëllazërore.

 

Ilir Dizdari

Imam i xhamisë Tophanë

  

Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari
Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari
Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari
Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari
Darkë mirënjohje për thirrësin islam Muhamed Sytari