Bidate që nuk e dëmtojnë fenë
(Tophanë, më 11 shkurt 2010)
Nëpërmjet dersit të natës së xhuma, në xhaminë e Tophanës,
Imam Muhamed Sytari ka vazhduar të flasë për të katërtën javë me
radhë rreth hadithit të bidatit, në të cilin Resulull-llahi (a.s)
urdhëron: “Kushdo që shpik diçka në fenë tonë, që nuk i përket
asaj, është e refuzuar”.
Në dersin e tij, vaizi i xhamisë Tophanë, ka folur dhe komentuar
kapitullin e VII- të të librit “Syneti e bidati” të hoxhës dhe
dijetarit të nderuar Vehbi Sulejman Gavoçi, titulluar: “Këto
shpikje nuk janë humbje”, duke hedhur dritë mbi disa tradita dhe
zakone fetare funksionale në vendin tonë dhe jetën e xhamisë, si
përdorimi i tesbihëve gjatë dhikrit, hatmeja e Kuranit, leximi i
tij në varreza, telkina e të vdekurit, falja e namazit të
mesditës në ditën e xhuma etj.
Dersi i natës së xhuma, vazhdon rregullisht çdo të enjte pas
namazit të jacisë në xhaminë e Tophanë.
|
|
| |
|
|
|
|