Besimi dhe ateizmi në radio BBC
(Falë mësimeve të Kur’anit dhe fesë islame, në Shqipëri ekziston një frymë e harmonisë ndërfetare)
Një diskutim rreth besimit dhe ateizmit, është trajtuar sot,
më 17 mars 2010, në një emision të radios BBC në gjuhën shqipe.
Në këtë diskutim ka qenë i ftuar edhe Imam Muhamed Sytari, i
cili ka dhënë mendimet e tij në lidhje me
temën e diskutimit. Nga ana tjetër edhe shefi i departamentit të
filozofisë në UT, z. Gjergj Sinani ka dhënë mendimet e tij në
lidhje me temën e ditës në radio BBC.
Duke folur mbi marrëdhëniet e Islamit me shoqërinë, Sytari ka
shpjeguar se në fenë islame ka vend për këdo që me zemër e
bindje të lirë e gjen rrugën e udhëzimit nëpërmjet mësimeve të
tij. Ai ka theksuar se Kur’ani është libër në të cilin janë të
përfaqësuar edhe të krishterët dhe pasuesit e librave të tjerë
hyjnorë. Ai ka vlerësuar se falë mësimeve të Kur’anit dhe fesë
islame, në Shqipëri ekziston një frymë admirueshme e harmonisë ndërfetare,
gjë për të cilën flitet në shumë vende në Kur’an,
si libër i harmonisë, dijes e qytetërimit.
Ndërsa pyetjes se a mund të këtë vend në besim për një
shkencëtar evolucionist, ai i është
përgjigjur duke thënë se Kur’ani, në shumë vende të tij ka
treguar qartë dhe në mënyrë të detajuar prejardhjen e njeriut,
që bie ndesh me teoritë evolucioniste. Mëgjithatë, ka theksuar
ai, çdo shkencëtar që vazhdon të besojë të darvinizmi, është
i mirëpritur në dyert e Islamit dhe
Kur’anit për të parë e krahasuar argumentet në lidhje me këtë
temë. Gjithësesi, ka vazhduar Sytari, shkencëtarë bashkëkohorë
po e hedhin poshtë dita-ditës teorinë evolucioniste të
prejardhjes së njeriut.
Ky diskutim mund të ndiqet edhe në linkun e mëposhtëm, në
minutën 43:28 e në vijim të saj.
http://www.bbc.co.uk/mediaselector/check/albanian/meta/tx/alb_bbcsot2?size=au&bgc=003399&lang=sq&nbram=1&nbwm=1
www.muhamedsytari.net