Bashkëjetesa në Mesdhe
(A nuk është koha që ne, klerikët të marrim iniciativë për të vënë në jetë këto cilësi fisnike...)
Konferenca Islamo-Kristiane
Maltë, 1987
Me emrin e Zotit Mëshiruesit Mëshirëbërisit
Bekimet dhe Paqja qofshin mbi të dërguarit tanë Muhammedin,
Isain, Musain dhe mbi të gjithë Profetët dhe Apostujt e të
Dërguarve të Zotit.
Vëllezër dhe motra, fjala “bashkëjetesë”do të thotë se ka dy ose
me shumë parti që dëshirojnë të jetojnë së bashku në paqe, pa
grindje, zënka e konflikte. Unë besoj se kjo nuk është ndryshe
nga një grup njerëzish që kanë rënë dakord të jetojnë së bashku
në një shtëpi dhe të gëzojnë lehtësitë e saj. Kjo gjithsesi nuk
garanton se do të ketë dashuri, kuptim, harmoni, devocion ose
sakrificë në mes të gjithë individëve, sepse në çdo moment
shtëpia mund të shembet për arsyen më të thjeshtë.
Siç e dini Zoti i dërgoi profetët dhe të Dërguarit, të cilët
ishin elita e njerëzimit, të zgjedhur prej Tij për të marrë
përsipër përgjegjësinë e sjelljes së lumtur te njeriu,
pavarësisht ngjyrës, vendndodhjes, racës ose pasurisë,
vazhdimisht duke i sjellë paqe të gjithë krijimit.
Kjo elitë e zgjedhur erdhi me dije të vërtetë dhe me vlera të
larta morale. Ata bënë thirrje për largim nga ndarja dhe
konfliktet. Ata kapërcyen shpirtrat e njerëzve në rangun e
engjëjve, kështu që toka u bë parajsë për besimtarin për të
jetuar para se të shkojë në Parajsën Qiellore. Profeti i
Islamit, (paqja qoftë mbi të) e përmblodhi mesazhin e tij duke
thënë: “Unë u dërgova si mësues, unë u dërgova për të kompletuar
vlerat e larta morale”. Kur’ani shpjegon gjithashtu mesazhin e
profetit Muhamed në ajetin që vijon: “Është Ai që u solli
analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar
atyre shpalljen e Tij, për t’i pastruar dhe për t’u mësuar
Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata me parë ishin vërtetë në humbje
të plotë”- (62/2).
Ju mund të jeni dakord me mua që Mesdheu ka dëshmuar periudha të
bukura, të arta, në të cilat qytetërimi lulëzoi dhe lumturia
mbizotëroi. Ai ka dëshmuar gjithashtu periudha shumë të errëta
në të cilat, vuajtja, mjerimi dhe varfëria mbizotëruan. Një
vështrim edhe më i kujdesshëm në historinë e tij do të zbulojë
se periudha të arta ekzistuan kurdoherë që feja e vërtetë
mbizotëroi dhe të gjithë njerëzit, sundues dhe subjekte, të
pasur e të varfër, klerikë dhe laikë njëlloj, iu përmbajtën
mësimeve të saj. Kur këta njerëz devijonin nga bukuria, esenca
dhe dhuratat e fesë, vuajtje dhe fatkeqësi ranë mbi ta. Ato u
treguan atyre se ishin larg të ndjekurit të fjalës së Zotit.
Feja nuk mund të kënaqet me bashkëjetesë të thjeshtë sepse kjo
është më e pakta që ajo kërkon. Ajo kërkon vëllazëri të vërtetë,
dashuri dhe altruizëm.
Ju kërkoj që të më lejoni t’ju prezantoj disa mësime islame dhe
kristiane për këtë problem.
Në nivel individi profeti Muhammed thotë: “Asnjë prej jush nuk
është besimtar derisa të dëshirojë për të tjerët atë që do për
veten e tij” dhe “Mysliman është ai që, nga gjuha dhe dora e tij
njerëzit janë të sigurt”.
Kështu, të gjithë rreth një myslimani duhet të ndjehen lirshëm
dhe komod duke e ditur që ai nuk do t’u bëjë ndonjë të keqe,
përderisa ai është bërë më i afërt me një engjëll se sa me një
qenie njerëzore. Ai është i përgatitur për të vuajtur që të
ushqejë të tjerët dhe nuk do të flejë asnjë çast derisa ai të
risigurohet rreth tyre.
A kërkoi Jezusi më pak kur tha: “Duajeni fqinjin tuaj dhe
siguroni ata që ju mallkojnë ju”? A nuk bënte thirrje për të
ushqyer të uriturit dhe të kujdeseshin për të sëmurët, dhe
thoshte se ai që bënte këtë e bën për hir të Zotit të tij, i
Cili do ta shpërblejë për këtë?
Besimtar është ai që kujdeset për familjen dhe nuk punon vetëm
për të furnizuar ato me nevojat e tyre të përditshme.
Preokupacioni i tij i vazhdueshëm është të ngulisë brenda tyre
karakterin më të lartë moral dhe pastërtinë në zemër. Në të
vërtetë familje ideale është ajo që bën të gjithë ata që vijnë
në kontakt me të, të lumtur. Profeti Muhammed thotë: “Secili
prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për
kopenë e tij”.
Shoqëria është e lumtur dhe e qetë me një kombinim të tillë
familjesh sepse nuk ka injorancë, varfëri ose sëmundje në të.
Ajo është një shoqëri e dijshme që i mëson të tjerët në fjalë,
veprime e vepra. Njerëzit e të gjithë feve dhe sekteve jetojnë
duke gëzuar të gjithë lirinë dhe respektin. Profeti Muhammed
thotë: “Kushdo që i bën keq një qytetari kristian ose hebre (dhimmijj)
ma bën mua atë”.
Guvernatori i kësaj shoqërie ose komuniteti nuk diskriminon
ndërmjet të voglit dhe të madhit, ose në mes të pasurit dhe të
varfrit, sepse janë të gjithë të barabartë në të drejta dhe
detyra.
Vëllezër dhe motra, mbështetja e të dobëtit dhe të shtypurit
është shqetësimi kryesor i atij që është përgjegjës i kësaj
shoqërie. Misionet islame në lindje dhe perëndim shkuan jo për
ndonjë interes material, shfrytëzimi apo kolonizimi, por për
eliminimin e padrejtësive e shtypjes e t’u jepnin njerëzve të
drejtën e tyre për dije, mësim dhe dinjitet. Ato ishin misione
pioniere që u kujdesën për të drejtat njerëzore para se të
tjerët ta bënin atë. Ato, atje, u kujdesën edhe për të drejtat e
kafshëve duke pasur mirë në mend se Krijuesi i gjithësisë, i
shpërblen bamirësit dhe dënon keqbërësit edhe ndaj kafshëve.
Profeti Muhammed na mëson duke thënë: “Një grua hyri në xhehnem
për shkak të një maceje, të cilën e mbylli brenda, as nuk e
ushqente dhe as nuk e lejonte të gjente ushqimin vetë” dhe
thotë: “Një grua mëkatare hyri në xhennet sepse ajo i dha ujë
një qeni të etur. Zoti e pranoi atë vepër të mirë”. Profeti
Muhammed gjithashtu thotë: “Të gjithë krijesat janë vartësit e
Zotit, më i dashuri tek Zoti është ai që i ndihmon më shumë
ata”.
A nuk është koha që ne, klerikët të marrim iniciativë për të
vënë në jetë këto cilësi fisnike tek ne me të gjithë vërtetësinë
dhe devocionin, në atë mënyrë siç u realizuan tek dishepujt e
Jezusit dhe Muhammedit? A nuk është koha që vendet më të
avancuara të ndihmojnë me veprim dhe shpirt ato që janë lënë pa
dije dhe teknologji për të vënë në jetë atë që Profeti Muhammed
thotë në mesazhin e tij të ndritur: “Ai që ka ujë të tepërt
duhet t’ia japë atij që nuk ka. Ai që ka ushqim të tepërt t’ia
japë atij që s’ka. Ai që ka mjete transporti të tepërta t’ia
japë atij që s’ka”.
Kështu nuk do të këtë vetëm bashkëjetesë por gjithashtu dashuri,
harmoni, sakrificë dhe plotësim të objektivave të larta të fesë
tonë të shpallur. Profeti Muhammed thotë: “Ngjashmëria e
besimtarëve në dashurinë dhe mëshirën e tyre për njeri-tjetrin
është ajo e një trupi: kur ka një sëmundje në njërën pjesë të
tij të gjitha pjesët e tjera reagojnë me ethe”.
Le të përpiqemi të gjithë të plotësojmë këtë dhe le të kuptojmë
se Zoti i Gjithësisë i sheh veprat tona dhe i shpërblen
punëmirët dhe i dënon keqbërësit. Zoti thotë në Kuran: “Thuaj:
”Punoni, se All-llahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët do të
shohin punën tuaj”- (9/105).
Paqja qoftë mbi ju të gjithë.