ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Atmosferë Mevludi në medresenë e Shkodrës

(Medreseja "Haxhi Sheh Shamia", Shkodër, më 01 mars 2010) 

Me rastin e përkujtimit të lindjes së hz. Muhammedit (a.s), ditën e hënë, më 1 mars 2010, në një prej ambienteve të medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, thirrësi islam Muhamed Sytari ka zhvilluar një aktivitet me nxënës të klasave të nënta.
Aktiviteti në fjalë është bazuar mbi ekspozimin e një mori titujsh të autorëve të ndryshëm, në gjuhën arabe dhe atë shqipe, mbi jetën dhe misionin e profetit të fundit të dërguar nga Krijuesi i gjithësisë.

“Sikurse e shihni edhe nga librat e shumtë të ekspozuar përpara jush, interesimi i muslimanëve për të shkruar mbi jetën dhe personalitetin e hazreti Muhammedit (a.s) si shëmbëlltyra më e mirë e njerëzisë, ka qenë i kahershëm dhe vazhdon të jetë maksimal. Para syve tuaj janë rreshtuar veprat e dijetarit të shquar Ibni Hisham, të Imam Tirmidhiut e deri te më të afërtit me ne, si: Ebul-Hasan Nedeviu, Hoxha i jonë Vehbi S. Gavoçi, dijetari Fethullah Gylen, edukatori Osman Nuri Topbash etj. Të gjithë këto libra kanë një rëndësi të madhe në edukimin e brezave me njohjen, dashurinë dhe respektin ndaj të dërguarit mëshirë për të gjitha krijesat”- ka thënë organizatori i këtij aktiviteti gjatë fjalës së tij.

Më pas, nxënësit Jurgen Lekaj dhe Arlind Molla, kanë rrëfyer para të pranishëmve emocionet e mëdha të përjetuara gjatë ceremonisë së puthjesë së Qimes së pejgamberit (a.s), zhvilluar pas faljes së namazit të xhumasë, më 26. 2. 2010 në xhaminë e Tophanës.

I ftuar i këtij aktiviteti ka qenë edhe z. Smajl Bala, i cili ka paraqitur para të pranishëmve punimin e tij të pemës gjenealogjike të profetit Muhammed (a.s). Pasi ka rrëfyer për mundin dhe peripecitë në mbledhjen e materialeve për veprën e tij: “Institucionet islame dhe hoxhallarët e Shkodrës”, ai ka shpjeguar për dëshirën dhe punën e tij në realizimin e kësaj peme të begatë, si dhe i ka uruar nxënësve mbarësi në mësime e jetë.

Nga ana e tij edhe drejtori i kësaj medreseje, z. Kujtim Dervishi, ka përshëndetur medresistët e pranishëm në këtë aktivitet, duke theksuar se medreseja e ka në traditën e saj të organizojë tubime të tilla në dobi të nxënësve dhe rritjes së nivelit të tyre shkencor e fetar. Ai ka falënderuar organizatorin duke uruar që aktivitete të tilla të ketë sa më shpesh në medrese.

Në përfundim të kësaj ore të mbushur me njohuri e kuriozitete të shumta shkencore e fetare, nxënësit kanë patur mundësi të marrin në duart e tyre poezinë: “Lindja e Hz. Muhammedit”, të krijuar nga Hysni Bushati në vitin 1932.

Lavdrim Hamja 