ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“Argumentet Tona në horizonte…”

(me shkas) 

Kush tjetër pos All-llahut mund ta krijojë një gjë kaq të bukur e të mrekullueshme? Shkodra, sot (3 nëntor 2009) pas namazit të iqindisë ishte zbukuruar me këtë kurorë të rrallë duke u shfaqur si një mbretëreshë me më të rrallën kurorë mbi kokë!
   Subhanall-llah!
E, teksa shohim këto foto të ralla të qytetit tonë në këtë pasdite të një dite të bukur me reshjet e begata të qiellit (shoqëruar edhe nga pamjet vizive), ajetet e mëposhtme na marrin për dore drejt meditimit dhe mendimit të thelluar në fuqinë e All-llahut, Zotit të Vetëm të gjithësisë.
 “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” – Kur’ani: 41:53.           
“Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi” – Kur’ani: 32:15.         
   Subhanall-llah, “argumentet tona” ditë për ditë na ftojnë drejt Njësisë absolute të Krijuesit të tyre!
  
Shiko në: http://www.youtube.com/watch?v=-MAynNNw5o4&feature=channel
 
Muhamedi
 
YLBER i rrallë mbi Shkodër, pas namazit të iqindisë, 3 nëntor 2009