Namazin, amanet namazin!
(Tophanë, e xhuma, më 29 janar 2010)
Për të tretën javë radhazi, Imam Muhamed Sytari ka vazhduar
të flasë mbi vlerat dhe madhështinë e namazit në fenë islame.
Nëpërmjet fjalëve dhe thënieve të ndryshme profetike dhe ato të
sahabëve, ai ka tërhequr vëmendjen e të pranishëmve të shumtë në
xhaminë e Tophanës drejt vlerave dhe rëndësisë së namazit, si
shtylla kryesore e Islamit.
“Të gjitha obligimet fetare islame, kanë zbritur nëpërmjet
shpalljes hyjnore, përveç namazit. Për të, All-llahu (xh.sh) e
ka ftuar Resulull-llahin (a.s) drejt lartësive qiellore, në
natën e Israsë dhe të Miraxhit, për t’ia obliguar këtë dhunti
hyjnore, më të madhen prej dhuntive të Zotit ndaj këtij ymeti!”-
ka thënë hatibi i Tophanës.
“Ebu Bekri (r.a) ka thënë për namazin: “Namazi është garancia e
All-llahut në tokë”. Kjo do të thotë se namazi është garanci nga
të këqiat, nga varfëria, nga mjerimi, nga skamja, nga
degjenerimi, nga shthurrja e befasueshme me të cilën po
përballet për ditë kjo shoqëri e hutuar shqiptare! Ndërkohë,
Omeri (r.a) thoshte: “Nuk ka Islam, ai që nuk falë namazin!”.
Prandaj, më shumë se kurrë sot, kur poshtë e përpjetë po na
flasin edhe për regjistrimin fetar të popullsisë shqiptare,
duhet që secili prej nesh të drejtohet seriozosht drejt namazit,
si shtylla kryesore e fesë dhe mënyra më dinjitoze e dëshmimit
të qenies sonë prej muslimanëve, me krenari e dinjitet!”- ka
thënë Sytari në hytben e tij.
Ahmed Mahiri
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |



