Agjërimi në mikroskopin e mendjes
("Ju mëshiron All-llahu në të duke ju fshirë me mëshirën e Tij gabimet tuaja..."
Ibrahim Nuvejri
Shumë
nga dijetarët e ndryshëm, mjekët dhe filozofët e kanë lodhur
mendjen e tyre për qëllimet kryesore dhe vlerat e agjërimit.
Mirëpo rezultatet e tyre nuk ishin vetëm se disa nga vlerat e
mëdha të agjërimit, që tashmë s'janë larg atyre që ndjekin me
kujdes arritjet e fundit të mjekësisë dhe shkencës.
Por
le të hedhim dritë mbi disa nga vlerat e këtij adhurimi duke
lexuar disa nga rreshtat e librit të famshëm, të dijetarit të
njohur Sejid Kutub, në tefsirin e tij: "Nën
hijen e Kur'anit", vëllimi i parë, faqe 167, ku thotë:
“Agjërimi është një mundësi e re për të ripërtërirë forcën dhe
vendosmërinë e mundësive njerëzore. Ai është mundësi e njeriut
për t'u lidhur me Krijuesin e tij, lidhje adhurimi e zbatim
urdhrash. Siç është edhe mundësi, për të treguar se njeriu është
më i fortë se epshet e tij dhe më i fortë se ushqimi, me të
cilin mbahet gjallë! Këto janë pjesë përbërëse të domosdoshme
për përgatitjen e një njeriu që do të përballojë vështirësitë e
jetës…”.
Pas
këtyre mendimeve kuptuam disa nga rëndësitë e agjërimit. Por
vetëm kaq? Pa dyshim se jo!
Atëherë le të kthehemi në disa nga argumentet e qarta, në
shprehjet pejgamberike, për të arritur në disa nga sekretet e
agjërimit dhe të mbërrijmë në përgjigjen e pyetjes:
Pse u
bë detyrim për myslimanët agjërimi i Ramazanit?
Agjërimi dallohet nga shumë prej adhurimeve të tjera që zbaton
një mysliman, për sekretin e tij që lidhet me nijetin- qëllimin
e agjëruesit, që s'e di veçse Krijuesi i Madhëruar.
Transmetohet në një hadith kudsij, nga Ebu Hurejra (r.a) se
Pejgamberi (a.s) ka thënë: Thotë All- llahu (xh.sh): “Çdo punë
që bën njeriu është e tija, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe
Unë e jap shpërblimin për të…”.[1]
Vlerat dhe mirësitë e agjërimit
Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“I janë dhënë ymmetit tim, në muajin e Ramazanit, pesë gjëra që
s'i janë dhënë asnjë Pejgamberi para meje:
1.
Natën
e parë të këtij muaji All- llahu shikon me mëshirë robët e Tij
dhe atë që e shikon All- llahu me mëshirë, nuk e dënon kurrë.
2.
Melekët i kërkojnë All- llahut falje për agjëruesit çdo ditë e
çdo natë.
3.
All-
llahu e urdhëron xhennetin duke i thënë: Zbukurohu për robët e
mi, agjëruesit, pasi mund të ndodhë që të pushojnë nga mundimet
e botës së tyre, në vendin e mirësisë Time.
4.
Era e
gojës së agjëruesve, në darkë është më e mirë se era e miskut.
5.
Kur
vjen nata e fundit e agjërimit, All- llahu i falë të gjithë
robët e Tij, agjërues.
Punëtorët punojnë dhe në fund të saj marrin shpërblimin e tyre”.[2]
Transmeton Ubade ibni Samit (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë. Ju mëshiron All-llahu në
të duke ju fshirë
me mëshirën e Tij gabimet
tuaja dhe duke iu përgjigjur lutjeve tuaja. All- llahu
shikon në adhurimin tuaj dhe mburret me ju përpara melekëve.
Tregojini pra, All-llahut nga vetet tuaja, vetëm të mira. I
shkretë është vetëm ai, që s'e meriton mëshirën e All- llahut në
këtë muaj”.[3]
Këto,
pra janë disa nga vlerat dhe mirësitë e këtij adhurimi të madh!
Agjërimi është ringjallje e forcave të brendshme, armik i
epsheve trupore, shenjë e njeriut të lartë e të përsosur,
ushtrim i vështirë në shpërnguljen nga bota e ushqimeve dhe e
qejfeve pa kufi, si dhe stërvitje në përballimin e urisë, etjes
dhe ndalimin nga qejfet e ndryshme.
Ai
është mësim i mirë në politikën e brendshme të njeriut me veten
e tij. S'duhet harruar të përmendim
se
mjekësia ka vërtetuar se agjërimi në përgjithësi është një ilaç
i shkëlqyer për shumë sëmundje të rënda që bien mbi njeriun.
Agjërimi në vështrimin e jomyslimanëve
Mjeku
amerikan
Mek Fadon, në një
dialog të tijin me një revistë të njohur shkencore amerikane
thotë: "Kam shëruar shumë sëmundje me anën e agjërimit…[4]
Çdo
njeri ka nevojë për agjërim, edhe në qoftë se s'është i sëmurë,
pasi helmet e ushqimeve dhe ilaçeve të ndryshme, mblidhen në
trupin e njeriut duke e bërë atë të vuajë si i sëmuri duke i
pakësuar zellin dhe duke e plogështuar.
Por
nëse njeriu agjëron, ai bie në peshë dhe i largon këto helme nga
trupi i tij , duke u pastruar si jo më mirë! Pas kësaj ai mund
të kthehet përsëri në peshën e tij, në një periudhë kohore jo më
shumë se 20 ditë. Dhe më e rëndësishmja është, se njeriu pas
këtij agjërimi e ndjen veten të fortë dhe aktiv…Shumica e të
sëmurëve që e ndjejnë më shumë agjërimin, janë ata që vuajnë nga
stomaku, sëmundjet e gjakut, venave dhe ato reumatizmale.
Agjërimi për ta është si një shkop magjik, që shpejton në
shërimin e tyre përfundimisht…"
Ndërsa udhëheqësi Indian
Gandi, në lidhje
me agjërimin, ka thënë: "Agjërimi për shpirtin është si syri për
trupin. Atë që e bëjnë të dy sytë në botën e jashtme, e bën
agjërimi në botën e brendshme".
Ndërsa i famshmi
Mikelanxhelo, kur
u pyet për sekretin e shëndetit të mirë që kishte, pasi kishte
mbushur të 60- at, u përgjigj: "E ruaj shëndetin tim dhe forcoj
dëshirën time për punë, duke agjëruar nga një periudhë në
tjetrën. Për çdo ditë agjëroj nga një muaj, për çdo muaj agjëroj
një javë, për çdo javë agjëroj një ditë dhe për çdo ditë ha dy,
nga tri herë".
Atëherë edhe pas shprehjeve të sipërpërmendura, themi se
agjërimi është i mbushur me mirësi, begati dhe vlera të
jashtëzakonshme për njeriun.
Këtu
shihet qartas urtësia e Krijuesit në vendosjen e agjërimit në
vendin e merituar, atë të qënies së tij një ndër pesë shtyllat e
fesë islame.
Krijuesi me këtë adhurim na vërteton se Ai i dëshiron botës
mirësinë, begatinë, jo urrejtjen dhe inatin!
Përktheu nga arabishtja
dhe
përshtati në shqip
Muhamed Sytari
nga revista "El Arabi", nr. 470, Kuvajt, janar, 1998
[1]
Transmetuar nga Muslimi.
[2]
Transmetuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi.
[3]
Transmetuar nga Tabaraniu.
[4]
Shënim: Ky është agjërimi mjekësor i zbuluar nga
dijetarët myslimanë, që u rekomandohet shumë të
sëmurëve, me këshillën e mjekut. Edhe boksieri i njohur
Muhamed Ali Klej, e ka zbatuar këtë lloj agjërimi për
një periudhë rreth njëmujore në Damask të Sirisë dhe
përmirësimi i tij ka qenë befasues edhe për mjekët e tij
amerikanë pas kthimit atje. Për këtë shih librin: "Shejkh
Ahmed Keftaro jetehaddeth", fq. 240- 243. (M.S.).