ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Agjërimi i Ramazanit fuqizon futbollistin Kanoute

(Agjërimi i fuqizon dhe nuk i dobëson myslimanët, beson Kanoute.) 

Agjërimi i fuqizon dhe nuk i dobëson myslimanët, beson Kanoute.

Kairo – Supersulmuesi Frederic Kanoute, i cili luan në Ligën e futbollit spanjoll, më e shikuara e botës, nuk është vetëm entuziast ndaj agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, por e shikon agjërimin edhe si fuqizim.

 

“Unë përpiqem të respektoj besimin tim dhe ta ndjek atë në formën më të mirë që mundem”, tha Kanoute për www.goal.com, website kryesor në botë i tifozëve të futbollit, më 24 gusht 2009.

 

“Ka shumë futbollistë myslimanë, që njerëzit nuk i dinë, në Angli, Spanjë, Francë dhe në Ligat e tjera”, deklaroi Kanoute, sulmuesi spanjoll i FC Seville.

 

 “Por kam besimin se ata nuk dëshirojnë t’i tregojnë botës për praktikimin e tyre të muajit të Ramazanit”.

Sulmuesi 32-vjeçar, megjithatë këmbëngul se respektimi i muajit të Ramazanit nuk i ka shkaktuar atij asnjë problem me klubin, apo me tifozët e tij.

 

 “Të gjithë këtu kanë qenë shumë të mirë për mua dhe ata më kuptojnë”, pohon Kanoute, maliani me origjinë franceze.

 

 “Gjatë agjërimit, unë jap maksimumin tim për klubin dhe përpiqem të mos e lë ekipin dhe tifozët e mi të bien poshtë”.

 

Kanoute, i njohur për ritmin, fuqinë dhe teknikën e tij, ka ndihmuar FC Seville të kualifikohet për sezonin 2008 të kupës UEFA dhe një kualifikim të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve 2009.

Në 2007 u zgjodh futbollisti afrikan i vitit, lojtari i parë i huaj që fiton titullin prestigjioz.

Kanoute ishte një prej finalistëve, i cili fitoi çmimin e BBC-2007, si futbollisti afrikan i vitit.

 

Fuqizimi

Kanoute thotë se respektimi për obligimet e tij fetare e bën atë më të fortë dhe më të mirë.

 

 “Personalisht, besimi më ndihmon për futbollin tim dhe futbolli më ndihmon mua që të jem i shëndetshëm dhe më forcon”, deklaroi Kanoute.

 

 “Nuk ka asnjë konflikt, sepse njerëzit që e njohin Islamin, e dinë mirë se agjërimi i fuqizon dhe nuk i dobëson myslimanët”.

Doktor Yacine Zerguni, anëtar i FIFA-s dhe sporteve CAF-Komisionet mjekësore, pajtohet me këtë gjë.

 

Zerguni ka bashkëpunuar me F-marc, Qendrën e Vlerësimit dhe të Kërkimeve mjekësore të FIFA-s, në një studim për efektet e respektimit të muajit të Ramazanit.

 

 “Ky është muaj i vet disiplinës fizike dhe mendore, e cila gjithashtu duhet të jetë e lirë nga çdo sjellje agresive, apo e sëmurë”, i tha ai www.goal.com, kur u pyet nëse agjërimi i muajit të Ramazanit ishte në përputhje me praktikën e nivelit të lartë të futbollit.

 

 “Ramazani është menduar të jetë një periudhë e pastrimit të brendshëm dhe e meditimit, një periudhë e rigjenerimit.

 “Nuk është aspak i dëmshëm”.

 

Kanoute është i njohur nga vëzhguesit si myslimani, i cili i kryen rregullisht lutjet e tij, edhe në dhomë me dollap të kyçur.

 

Vitin e kaluar ai nuk pranoi të veshë një fanellë leshi, për reklamat e një faqe bixhozi në internet, sepse bixhozi është i ndaluar në Islam.

Ekipi i tij i dha një markë tekstili të lirë, derisa ai pranoi të veshë fanellën e sponsorizuar në këmbim të parave, të cilat do t’i shkonin një fondacioni bamirës islam.

Në vitin 2007, ai shpëtoi nga mbyllja një xhami në qytetin jugor spanjoll, Sevilja.

 

Kanoute pagoi 510.860 euro (rreth 700.000 dollarë), në mënyrë që myslimanët e tjerë në Sevilje, të mos e gjejnë veten pa xhami.

Ai ka krijuar një fondacion, në atdheun e tij Mali, për të ndihmuar jetimët.

 

Përktheu nga anglishtja

dhe përshtati në shqip

Lavdrim Hamja

 

http://www.islamonline.net/servlet/Satellitec=Article_C&cid=1251021130658&pagename=Zone-English-News/NWELayout