Muhamed Sytari
thirrës islam
“Ruajeni
tokën, pasi ajo është nëna juaj...”
(Shkodër, e xhuma, më 25 korrik 2008)
Nëpërmjet
minberit të xhumasë, hatibi i xhamisë Tophanë, thirrësi islam
Muhamed Sytari, ka vazhduar me ciklin e hytbeve, nëpërmes të
cilave trajtohet marrëdhënia e muslimanit me tokën, e cila do të
jetë dëshmitare e tij në ditën e gjykimit.
Në ligjëratën e
tij të sotme, ai ka hedhur dritë mbi hadithin e Tabaraniut, ku i
dërguari i All-llahut (a.s),
thotë: “Ruajeni
tokën, pasi ajo është nëna juaj!”.
“Hadithi
i mësipërm na edukon të ndërgjegjësohemi në veprimet e
përditshme, në marrëdhënie me veten, me tjetrin e mbi të gjitha
me Zotin, Krijuesin e gjithësisë”-
ka cituar ndër të tjera Sytari.

Pas faljes së
namazit të xhumasë, u zhvillua një tryezë intelektuale, ku
referuesi kryesor, studiuesi Islam Dizdari hodhi dritë mbi
sakrificat për grumbullimin e materialeve të ndryshme historike,
shkencore etj. gjatë përgatitjes së veprave mbi jetën e disa
hoxhallarëve të nderuar të vendit tonë. Përpara të pranishëmve
të shumtë ai bëri të ditur përgatitjet që po bëhen nga shtëpia
botuese “Logos-A” në Shkup, për të botuar të plotë kolanën prej
27 veprash të Imam Vehbi Ismailit.
Në fund të
bisedës së tij me vlera, thirrësi islam Muhamed Sytari i dhuroi
z. Dizdari, emblemën e xhamisë së Tophanës, si kujtim të këtij
takimi vëllazëror.
Ahmed Mahiri