Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…
(Tekbiret e teshrikut u ngritёn deri nё qiell, teksa e gjithё masa e tё pranishёmve madhёronin Zotin....)
Imam Muhamed
Sytari, Myfti i Zonёs Shkodёr
16 nёntor 2010. Kjo datё e shёnuar do tё
mbetet e skalitur nё mendjet dhe zemrat e muslimanёve tё
Shkodrёs. Ajo e martё, mblodhi nё gjirin e saj madhёshtinё e
Kurban Bajramit dhe pёrkujtimin e datёs jubilare tё 20 vjetorit
tё rihapjes sё Xhamisё Plumbit. E, s’kishte se si tё festohej
ndryshe kjo datё e shёnuar qё mblodhi dy data tё veçanta pёr çdo
musliman shqiptar...
Pёr tё parёn herё nё historinё 20 vjeçare tё kёsaj lirie tё
bekuar tё besimit, ishim mbledhur tё gjithё nё atё shesh, bri
xhamisё “Ebu Bekёr”. Lartёsohej nё hapёsirat qiellore pёrreth
nesh, zёri ynё me tekbire e dhikre pafund... Vetёm koka tё zeza
tё zinin sytё gjithandej. Nga tё katёr anёt e Shkodrёs,
muslimanёt ishin zgjuar qё herёt pёr tё ardhur nё sheshin e
faljes, pёr tё zёnё njё vend e pёr t’u bёrё gati pёr ceremoninё
e Kurban Bajramit, mё tё paharrueshmit Kurban Bajram!
Hoxhallarёt ishin tё gjithё aty, sё bashku, me fytyrёn e
ndriçuar, me kokёn e zbukurur nga çallma e bardhё, krah pёr krah,
tamam si u shkon prijёsve tё urtё tё njё ymeti tё bashkuar e tё
bekuar nga Zoti Njё!
Muezini i xhamisё “Ebu Bekёr”, z. Ermal Dibra, me ikametin qё po
kёndonte, na bёri shenjё tё rreshtoheshim sup mё sup pёr tё
falur namazin e sabahut. Ndёrkohё, imami i xhamisё Perash,
teologu Adem Pizga, bёri njё hap mё pёrpara dhe me tekbirin
fillestar, na mori pёr dore drejt atmosferёs sё namazit tё
sabahut me xhemat, aty, tё gjithё sё bashku nё sheshin bri
xhamisё “Ebu Bekёr”...
Tekbiret e teshrikut u ngritёn deri nё qiell, teksa e gjithё
masa e tё pranishёmve madhёronin Zotin e Vetёm tё gjithёsisё. I
ngjasonin haxhilerёve, tё cilёt nё kёsi ditёsh e tubimesh, me
tekbiret nё gojё, bёjnё qё e gjithё Mekka tё zbukurohet me zёrin
e tekbirit. Edhe Shkodra sot, nё kёtё mёngjes tё ri tё kёsaj
Feste tё madhe, po zgjohej me zёrin e tekbirit nga goja e mijёra
besimtarёve muslimanё, tё rreshtuar nё safet e pёrkushtimit e pёruljes...
Edhe Shkodra sot, ishte bёrё si njё Mekkё e bekuar...
Imami i xhamisё “Ebu Bekёr”, teologu Idmir Plaku, mori tё fliste
i pari mbi mesazhet e Kurban Bajramit. Nё sytё e tij vёshtroja
dritёn e atij tubimi tё paharruar. Emocionet pёrhapeshin
gjithandej. Historia e Hz. Ibrahimit, hz. Ismailit, nёnёs sё tij
dhe krejt personazheve tё “Kurbanit”, na mori, si me njё mirazh
hyjnor, drejt njё vendi e njё kohe, ndryshe nga ky vend e kjo
kohё... Plaku i urtё Ibrahim e djali i bindur Ismail, ishin aty,
tё dy sё bashku nё altarin e bindjes ndaj Zotit tё Vetёm... E,
nёpёrmjet zёrit tё imamit vaiz, dukej se historia e tyre po
shfaqej si me njё shirit tё mrekullueshёm pёrpara syve tanё...
Mё pas, nё podiumin e vasit, u shfaq imami i xhamisё Parrucё,
teologu Naim Drijaj. Ishte i emocionuar. Me siguri, ato mijёra
koka tё zeza qё ishin ulur e rreshtuar para syve tё tij, ishin
pamja mё mahnitёse qё mund tё kishte parё ndonjehёrё... Mori tё
uronte e tё shpjegonte madhёshtinё e kёsaj dite dhe vlerёn e
tekbirit, harmonisё dhe vёllazёrisё sё shenjtё islame.
Teksa vaizёt e nderuar flisnin e pёrcillnin emocione e dritё
besimi, drita e rrezeve tё diellit bёnte me shenjё se koha e
namazit tё Kurban Bajramit po afronte. Ajo kishte hyrё tashmё...
Nga podiumi, teologu Arben Halluni, u shpjegoi besimtarёve
mёnyrёn e faljes sё namazit tё Kurban Bajramit. Shumё i
emocionuar, ai uroi kёtё ditё tё madhe dhe pёrkujtimin e dy
ngjarjeve tё shёnuara qё kishte mbledhur nё oazin e saj tё
begatё kjo ditё e pashembullt.
Momenti i namazit tё Bajramit kishte mbёrritur. Aty, para asaj
turme tё bardhё besimtarёsh, mё dukej se toka dhe qielli ishin
bёrё njё. Ishin shkrirё e ishin bёrё si njё shpirt i papёrlyer
qё rrezaton dashuri tё pastёr e tё sinqertё, thirrje besimi tё
paluhatshёm, forcё Njёsie, fuqi bashkimi e vёllazёrimi, çdo tё
mirё... Aty, nё mihrabin e ditёs sё Bajramit tё sakrificёs, e
ndjeja veten si imami mё fatlum i botёs nё ato momente! Ndjeja
se çdo gjё pёrreth nesh ishte rreshtuar e bёrё njё me ne... Dhe
realisht, ashtu ishte..! Ato momente, nё tё cilat mё ishte
shkruar tё isha prijёsi i vёllezёrve tё mi nё atё namaz bajrami,
ishin çaste nga mё tё mrekullueshmit qё mund tё jetohen nё kёtё
tokё...
I shoqёruar nga tekbiret e shumta, u ngjita nё minber. Mahnitёse
ajo pamje! Turma e besimtarёve ishte e pafund. Pёrveç atyre mijёra
muslimanё qё qёndronin tё ulur bri njёri-tjetrit, me qindra tё
tjerё rrinin nё kёmbё dhe prisnin, me fytyrё nga kibla e kёsaj
dite fatlume... Ishte njё pamje e paprёshkrueshme. Ishte njё
emocion qё nuk pёrjetohet çdo ditё...
Nё jetёn time ka patur momente tё shumta, tё mbushura me
emocione dhe bardhёsi. Pa dyshim, ky moment ishte njёri ndёr ata
çaste qё nuk harrohen kurrё..! Nuk mund tё harrohen ato fytyra
tё ndriçuara nga drita e besimit, qё afёr njёri-tjetrit, dёshmonin
shfaqjen mё tё mrekullueshme tё botёs, atё tё vёllazёrisё sё
shenjtё islame, tё pёrulur para All-llahut, Zotit tё botёrave!
M’u kujtua tubimi i 16 nёntorit 1990. Atё ditё, e gjithё Shkodra
ishte nё kёmbё. Atё ditё, e gjithё Shkodra dёgjonte Hafiz Sabri
Koçin nё hytben mё fatlume tё jetёs sё tij. Atё ditё... “Gëzimi
më i madh imi ka qenë më 16 nëntor... sikur linda përsëri. Kur
shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi me njerëz. Vargu
i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantet rreth e përreth...
Të gjithë filluan të bien tekbir. Brohoritnin. Masa gjithnjë e
më tepër merrte flakë... Kam hipur në një tribunë të ngritur për
atë qëllim. Mezi e përmbaja veten dhe s’mundja t’ju besoja syve
të mi... S’kisha parë në jetën time aq të tubuar, mbi 55 mijë
vetë... E pashë veten aq të lumtur, saqë nuk kisha gajle edhe
sikur të bija edhe kurban. Nuk kishte gëzim më të madh për jetën!”[1]...
Para syve tё mi, ishin pёrzier madhёshtia e kёsaj dite me
emocionet e asaj dite. Ishin bёrё njё, nё kёtё ditё tё begatё,
qё mblodhi nё zemrёn e saj dy data tё shёnuara pёr çdo musliman
shqiptar.
Isha i lumtur qё nga minberi, nё sheshin bri xhamisё “Ebu
Bekёr”, shihja tё shkrirё nё njё shpirtin qё zgjoi ndёrgjegjen
kombёtare tё shqiptarёve, mё 16 nёntor 1990, me vullnetin pёr tё
shikuar pёrpara drejt njё tё ardhmeje mё tё mirё, me besim e pёrulje
para All-llahut, mё 16 nёntor 2010...
[1] Faik Luli, Islam
Dizdari: “Një jetë në shërbim të fesë”, Tiranë 1996, fq. 59.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|