Thirrësi islam Muhamed Sytari, i ftuar në Tv Shijaku

(Tiranë, më 20 gusht 2008)  

Me ftesë të Klubit Kulturor “Drita”, thirrësi islam Muhamed Sytari, ka marrë pjesë në ciklin e ri të emisioneve “Islami në fokus”, që zhvillon ky klub kulturor në bashkëpunim me Tv Shijaku, në Tiranë.

Në bisedën e zhvilluar në studio, drejtuesi i emisionit, z. Bujar Shehu i është drejtuar me disa pyetje rreth disa haditheve profetike që nxisin harmoninë dhe vëllazërinë islame në ymetin e tij, thirrësit islam Muhamed Sytari dhe të ftuarit tjetër, imamit të xhamisë së Tabakëve, z. Elvis Naçi.

Më pas drejtuesi i emisionit është përqendruar te vlerat e agjërimit të Ramazanit dhe qëllimeve që arrihen nëpërmjet tij.

Emisioni është mbyllur me lutje të ngrohta dhe të sinqerta nga të ftuarit.

 

Thirrësi islam Muhamed Sytari, i ftuar në Tv Shijaku 
Thirrësi islam Muhamed Sytari, i ftuar në Tv Shijaku 
Thirrësi islam Muhamed Sytari, i ftuar në Tv Shijaku