Muhamed Sytari
thirrës islam
Islami dhe ndërtimi i njeriut hyjnor
(Islami është përgjigjja ndaj mësimeve të Allahut të Madhëruar)
Shejkh Ahmed Keftaro
Islami i vërtetë
Islami është përgjigjja ndaj mësimeve të Allahut të Madhëruar,
të cilat ia zbriti gjithë profetëve të Tij.
Dhe
meqenëse prejardhja e të gjitha misioneve është një, atëherë
edhe qëllimi i tyre është i vetëm; ndërtimi i njeriut hyjnor.
Besoj se
sikur të mundësohej sot gjetja e një mjeti të mirëfilltë
informativ botëror, i cili ka për detyrë të tregojë rreth
vërtetësive të misioneve të Zotit (xh. sh) për njeriun,
nëpërmjet profetëve të Tij, njeriu do të kursente miliardat që
shpenzon për t'u armatosur dhe për të vrarë vëllezërit e tij të
llojit!
Prandaj,
mjeteve informatike sot u del për detyrë së pari: të kërkojnë
për njerëz të fesë, jo fanatikë, të cilët u mësojnë popujve se
profetët janë vëllezër dhe se secili profet ka ardhur për të
plotësuar rrugën që pat filluar paraardhësi i tij, prej
profetëve të Zotit. Në këtë mënyrë bota bëhet jo një fshat i
vogël, por një shtëpi e vogël, madje një frymë e vetme!
Për këto
mësime, njerëzit kanë shumë nevojë sot në kohën aktuale,
nëpërmjet informacionit, të cilin nuk e ka patur njeriu në kohën
e Ademit, sikurse në këto ditë.
Secili prej jush, me aq sa ka mundësi, duhet ta kuptojë
vërtetësinë e kësaj gjëje, gjë që u del për detyrë edhe
presidentëve dhe mbretërve të botës!
Islami, fe e paqes
Islami akuzohet sot për terrorizëm, ndërkohë që kjo është një
akuzë jo e saktë, pasi fjala
Islam e ka
prejardhjen nga
paqja, madje një
ndër emrat dhe vetitë e Allahut është edhe
Es- Selamu- Paqësori.
Paqja nuk realizohet nga OKB- ja as nga Këshilli i Sigurimit,
por duke ecur njerëzimi në hartën e rrugës hyjnore, të cilën na
e ka vizatuar Allahu në Kur'anin Famëlartë, të cilin e ka
filluar, së pari me prezantimin e Vetes së Tij, duke thënë:
“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave”[1],
jo Zotit të myslimanëve vetëm, as Zotit të kristianëve apo
çifutëve, as Zotit të të bardhëve apo të zezakëve… Zotit të
botërave.
Pastaj në ajetin vijues, thotë: “Mëshiruesi Mëshirëbërësi”[2]
dhe thotë:
Dënuesi i rëndë!
Bota
sot, jeton në mes të vrasjeve dhe shpërnguljeve, megjithë
prezencën e OKB- së apo KS- së, kjo për arsyen se edhe vetë
Këshilli i Sigurimit nuk mund të zbatojë vendimet e tij, pa u
miratuar nga pesë anëtarët e tij të mëdhenj!
Një
sistem i tillë nuk mund të realizojë paqen në botë, pasi paqja
është shpërndarja e drejtësisë për krejt njerëzit, pa dallim në
mes të mbretit a presidentit, të bardhit a të ziut!
Por
zemra ime është e mbushur me shpresë, se e ardhmja e afërt, me
ndihmën e Allahut, do të jetë e paqes, por sipas hartës së Zotit
që ka vizatuar në Kur'an, të përmbledhur në fjalët e Tij
drejtuar Muhammedit (a.s): “Ne nuk të dërguam ty (o
Muhammed) vetëm se mëshirë për të gjitha botërat”.[3]
Njeriu në këtë kohë ka arritur të shpikë armë që shkatërrojnë
njeriun, kafshën e bimën, dhe nuk e dimë nëse plasë ndonjë
luftë, cilat do të jenë rezultatet e pasojat për familjen
njerëzore?
Cila
është zgjidhja atëherë?
Zgjidhja është të kthehemi nga misioni i qiellit, me të cilin
Zoti (xh.sh) dërgoi profetët e Tij, Ibrahimin, Musain, Isain dhe
vulën e tyre Muhammedin (a.s), misionin e të cilit e bëri
gjithëpërfshirës të misioneve të mëparshme profetike.
Nëpërmjet atij misioni, paqja dhe siguria përfshiu të gjithë
Gadishullin Arabik, saqë femra dilte në Sahra dhe nuk frikësohej
vetëm se nga egërsirat dhe nxehtësia e madhe…Ndërsa të
frikësohet egërsira nga njeriu, këtë po e shohim vetëm në këto
ditë!?
Islami e ktheu njeriun në origjinën e tij, që është
njeriu human,
pasi Zoti (xh.sh) e di më së miri se për çfarë ka nevojë njeriu,
pasi Ai është Krijuesi i tij nga një pikë e vogël uji që s'
shikohet me sy të lirë, e cila kur bashkohet me vezoren,
formohet njeriu.
Pikërisht këtë fragment të mrekullueshëm që para pak kohësh e
zbuloi edhe vetë shkenca, Kur'ani e tregonte para 14 shekujsh,
ku Allahu thotë: “Ne e krijuam njeriun prej një uji të
bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të
shohë”.[4]
Kthim
nga Kur'ani
Përpara Islamit, arabët jetonin në gjendje të vazhdueshme lufte,
por kur Zoti (xh.sh) i nderoi me ardhjen e profetit Muhammed (a.s),
ata u bënë një popull dhe një shoqëri e vetme dhe e bashkuar,
ndonëse Muhammedi (a.s) nuk ishte diplomuar nga ndonjë fakultet,
as kishte diplomë doktorature me vete, por ishte ashtu siç e
përkufizon vetë Kur'ani, "analfabet/ i pashkolluar".
Në
Kur'an, Allahu thotë: “Ai është që arabëve të pashkolluar u
dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ju lexojë ajetet e Tij,
t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe urtësinë, edhe pse më
parë ata ishin në një humbje të dukshme”.[5]
Tashti, do të pyes secilin prej jush: Nëse ty, të vjen një letër
nga një shok i ngushtë a nuk e lexon me vëmendje dhe interes? Po
nëse jo një letër, por një libër të vjen ty nga Krijuesi i
qiejve dhe i tokës, a nuk të del për detyrë që ta lexosh librin
e Tij dhe ta kuptosh fjalë- fjalë, për të arritur në gradën e
njeriut hyjnor?
Këtë njeri filozofët e vjetër grekë nuk arritën ta nxirrnin në
pah.
Por,
sikurse vëllezërit e tij profetë, Muhammedi (a.s) arriti ta
nxjerrë në pah këtë lloj njeriu, me mësimet e zbritura nga Zoti
(xh.sh) në Kur'an.
Prandaj e kemi për detyrë që ta lexojmë këtë libër me kujdes dhe
me plot përqendrim.
Intelektualët dhe dijetarët lexojnë me qindra libra, por a s'ka
ardhur koha që ta lexojnë edhe këtë libër, për t'u bërë nxënës
të Zotit (xh. sh)?
A
jeni ju të gatshëm për t'u bërë nxënës të Tij?
Zotit
i lutem që të na pranojë në këtë shkollë dhe të bëjmë përpjekje
për të mësuar mësimet e saj me sinqeritet, dituri e praktikë,
për t'u lumturuar ne dhe për t'ia përcjellë këtë lumturi të
tjerëve!
Detyra jonë ndaj thirrjes islame
Të
gjithë ne e dimë se lufta është e mundshme në çdo moment, pasi
Gjiri është i mbushur me lloj- lloj armësh shkatërruese nga
Amerika dhe Britania, të cilët shkatërruan pjesën më të madhe të
Irakut…
Erdhën për paqe dhe ja paqja e tyre!
Ndërsa zotëria ynë, Muhammedi (a.s), e realizoi paqen pa
zotëruar asnjë makinë, asnjë aeroplan, asnjë bombë a media. Ai
zotëronte shprehitë dhe bisedat e tij të sinqerta!
Prandaj, secilit prej jush i del për detyrë, para ushqimit dhe
pirjes, të ushtrojë
thirrjen islame,
pasi ushqimi dhe pirja janë ushqim i trupit të krijuar nga dheu,
i cili kthehet në dhe, ndërkohë që njeriu nuk është vetëm trup
por trup dhe shpirt!
E
ardhmja
E
harxhon njeriu krejt jetën e tij për të siguruar rehatinë e
trupit të tij, po për sigurimin e jetës së shpirtit të tij pasi
të zhveshë teshën e tij, trupin njerëzor, kur t'i vijnë melekët
për t'u ngritur në botën qiellore?!
Nëse
njeriu do të jetë prej atyre që i janë përgjigjur thirrjes së
Zotit në këtë botë, dyert e qiellit do t'i hapen e përkundrazi
ato do të mbeten të mbyllura për të, sikurse na tregon Zoti (xh.sh)
në Kur'anin e Tij: “Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan
argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre,
atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhenet
deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i
shpërblejmë kriminelët”.[6]
Të nderuar vëllezër,
Derisa të mos kthehemi nga këto mësime, duke i kuptuar e vepruar
më pas me sinqeritet e dëshirë, njeriu do të vazhdojë të jetojë
në rrezik…
Rrezikun e rrëshqitjes nga rruga e drejtë në shtrembërim!
Përktheu nga arabishtja
dhe
përshtati në shqip
Muhamed Sytari
[1]
El- Fatiha: 1.
[2]
El- Fatiha: 2.
[3]
El- Enbija: 107.
[4]
El- Insan: 2.
[5]
El- Xhumua: 2.
[6]
El- A'rafë: 40.