Muhamed Sytari
thirrës islam
Imam Shafiiu- Muhammed Idrisi
("Kërkuesi i diturisë ka nevojë për tri gjëra: Jetëgjatësi, stimulim dhe zgjuarsi")

U
lind në Gaza, në
bregdetin e Palestinës, në vitin 150 hixhri. Në po atë ditë vdiq
dijetari i madh islam Ebu Hanife. Në lidhje me këtë fakt,
studiuesi Muhammed Ali el- Kutb thotë: "Interesant
është fakti se viti në të cilin u lind Imam Shafiiu, është i
njëjti vit në të cilin vdiq Imami Ebu Hanife, viti 150 hixhri…
Ky fakt sikur don të na tregojë se flamujt e diturisë do të
vazhdojnë të valviten, brez pas brezi…".[1]
Pas Gazës, së bashku me të ëmën udhëtuan drejt Mekkës, sepse e
ëma ishte kurejshite.[2]
Kur'anin e
mësoi përmendësh që në moshën shtatë vjeçare. Gjuhën e pastër
dhe letrare arabe, si dhe elokuencën në të shprehur, i mësoi nga
fisi Hudhejl, që ishin ndër letrarët më të shquar arabë të kohës,
"ku qëndroi 10 vite"[3].
Atje zuri shumë prej mjeshtrisë gjuhësore dhe letërsisë së tyre.
Me këtë rast fitoi edhe dhunti, me të cilat arriti të kuptonte
si duhet ajetet kur'anore dhe hadithet profetike.
Kthimin e
tij në Mekë, e tregon si vijon: "U ktheva në Mekë dhe fillova të
ligjëroj, duke përdorur poezi, fjalë të urta dhe shumë prej
lajmeve të arabëve. Ndërkohë m'u afrua një burrë i fisit Zubejri,
i cili më tha: "Sa do të
kisha dëshiruar sikur kësaj pastërtie në të folur, kësaj fryme
letrare e kësaj zgjuarsie mos t'i bashkangjisje jurisprudencën
islame; atëherë do mbretëroje njerëzit e kohës tënde!".[4]
Pasi e
kishte mësuar Kur'anin përmendësh, e ëma e udhëzoi drejt
perfeksionimit të këndimit të Kur'anit (tilavet),
texhvidit dhe komentimit (tefsir)
të tij, në duart e hoxhallarëve të Mesxhidi Haramit (në
Mekkë). Në moshën trembëdhjetë vjeçare ai kishte aritur në
shkallë të lartë diturie… Historianët thonë: "Shafiiu
kishte zë të ëmbël dhe të mekur. Tingulli i tij kishte shenjat e
frikës dhe adhurimit ndaj All-llahut. Kur e këndonte Kur'anin në
Mesxhidi Haram, njerëzve u binte të fikët para duarve të tij dhe
nga të qarët e tyre krijohej një zhurmë e veçantë…Kur e vinte re
këtë, ai e ndalonte këndimin".[5]
Ndërsa prej
veprimeve interesante të Imam Shafiiut, gjatë kërkimit të
hadithit dhe komentimit të tij, ishte edhe mbledhja e kockave të
gjëra të shpatullës së ndonjë kafshe, për të shkruar mbi to,
sepse ai ishte i varfër dhe s'kishte mundësi të blinte as letrën
për shkrim.[6]
Për këtë, ai thoshte:
"Kërkuesi
i diturisë ka nevojë për tri gjëra: Jetëgjatësi, stimulim dhe
zgjuarsi", duke përmendur stimulimin material menjëherë
pas jetës...
Po në lidhje
me fëmijërinë e tij, vetë Shafiiu (r.a) thoshte: "Nuk kisha
pasuri, njëkohë që diturinë kisha filluar ta kërkoja që në moshë
të vogël. Shkoja te divani (zyra postare) dhe kërkoja të më
falnin copa letrash. Mbi ta shkruaja...".[7]
Gjuha e Shafiiut dhe mendimet e bashkëkohësve të tij
Tregon Rebi ibn Sulejmani: Kam dëgjuar
Ibn Hishamin (gjuhëtarin
dhe historianin e njohur arab), që thoshte: "Kam
ndenjur shumë në prezencë të Shafiiut, por asnjëherë s'e kam
dëgjuar të flasë ndonjë fjalë pa kuptim, sikurse s'kam dëgjuar
fjalë më të bukura se të tijat".
Ai,
gjithashtu thoshte: "Kam
ndenjur me Shafiiun për një kohë të gjatë, por asnjëherë s'e kam
dëgjuar të flasë ndonjë fjalë, veçse të kuptueshme për dëgjuesin;
më të bukura se ato fjalë në gjuhën arabe, s'mund të gjente".
Thoshte
gjithashtu: "Fjalët
e Shafiiut janë version argumentues në gjuhën arabe!".
Ndërsa
Asmaiu, thoshte:
"Jam
marrë me vërtetimin e poezive të fisit Hudhejl, duke i krahasuar
ato me poezitë e një djali të ri kurejshit. I thonin, Muhammed
Idris Shafiiu".
Ndërsa
Xhahidhi i
famshëm[8],
jepte këtë vlerësim: "Kam
lexuar në librat e gjenive që bënë emër në dije, por s'kam
lexuar fjali më të bukura se ato të Muttalibiut (Shafiiu
rridhte nga fisi i Muttalibëve).
Sikur gjuha e tij nxirrte florinj".
Junus Abdul- Ala,
thoshte: "Kur
Shafiiu merrte të fliste në gjuhën arabe, thoje: Më të ditur se
ky s'ka! Kur merrte të fliste në poezi dhe thurte vargje, thoje:
Më të ditur se ky s'ka! Kur merrte të fliste në jurisprudencën
islame, thoje: Më të ditur se ky s'ka!".
Ndërsa
dijetari i madh i letërsisë arabe,
Muber- ridi, ka
thënë: "E
mëshiroftë All- llahu Shafiiun. Ai ishte më poeti ndër njerëz,
më letrari ndër ta dhe njohësi më i mirë i Kur'anit ndër ta".[9]
Imam Shafiiu
ishte një dijetar i madh, prej dijes së të cilit kërkuesit e saj
të sinqertë merrnin e merrnin… Burimi i tij s'shterronte…
"Pas
namazit të sabahut, ai ulej në xhami dhe fillonte, pikë së pari,
me këndimin e Kur'anit dhe shkencat e tij. Kur mbaronte kthehej
nga hadithi… E kur përfundonte edhe këtu, kthehej nga dijet e
gjuhës, letërsisë dhe poezisë… Dukej si një Universitet me shumë
degë…".[10]
Studioi
Muhamed Sytari
[1]
Muhammed Ali el-Kutb, "El-fukahaul-erba", fq. 106.
[2]
Po aty, 107.
[3]
Po aty, fq. 112.
[4]
Mahmud Bixho, "Divanush-Shafii ve hikemuhu", fq. 3.
[5]
Muhammed Ali el-Kutb, "El-fukahaul-erba", fq. 109-110.
[6]
Po aty, fq. 111.
[7]
Muhammed Suvejd, "Menhexhut- terbijetin- nebevijje", fq.
373, duke iu referuar veprës: "Safahatun min sabril-
ulema", fq. 55, botimi i dytë.
[8]
"Transmeton el-Khatib el-Bagdadi, në librin e tij: "Takjidul-ilmi",
fq. 139: "Nga Ebil-Abbas el-Muber-rid (transmetohet, se
ka thënë): "Nuk kam parë njerëz që e ndjeknin diturinë
(më tepër) si (këta) tre persona:
Xhahidhi
-Amr ibn Bahr,
Imami i
letrarëve, i lindur
në vitin 163 dhe i vdekur në vitin 255-…". Shih:
Shejkh AbdulFettah Ebu Gudda, "Kimetuz-zemen indel-ulema",
fq. 39 e botimit të 10- të.
[9]
Po aty, fq. 4.
[10]
Muhammed Ali el-Kutb, "El-fukahaul-erba", fq. 146.