Imam Muhamed Sytari myftiu i ri i Shkodrёs
(E enjte, më 22 prill 2010)
Kryesia e KMSH-së në mbledhjen e mbajtur me datёn 22 prill
2010, ka shqyrtuar situatën e krijuar në Myftininë Shkodër, ku
pasi diskutoi dhe shqyrtoi propozimet e Drejtorisë së Burimeve
Njerëzore të paraqitura me shkrim, vendosi tё emёrojё thirrёsin
islam Imam Muhamed Sytari nё drejtim tё Myftinisё Shkodёr.
Ditёn e enjte, mё 22 prill 2010, pas namazit tё drekёs, nё
ambientet e myftinisё Shkodёr ёshtё bёrё prezantimi zyrtar i
myftiut tё ri tё zonёs Shkodёr. Prezantimi ёshtё bёrё nga
kryetari i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё Komunitetit Musliman
Shqiptar, z. Ilir Vokshi.
Imam Muhamed Sytari vjen nё krye tё myftinisё Shkodёr, pas
dorёheqjes sё myftiut Ermal Nurja.
All-llahut i lutemi mbarёsi e suksese!
|
|
|
|