ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini

(Shkodër, më 14 shkurt 2009) 

Ditën e shtunë, më 14 shkurt 2009, në xhaminë e Tophanës, pas faljes së namazit të mesditës, një grup besimtarësh frekuentues të rregullt të kësaj xhamie, organizuan një drekë mirënjohje për muezinin e kësaj xhamie, Haxhi Esat Dini, i cili do të udhëtojë pas disa ditësh larg vendlindjes së tij, në drejtim të ShBA.

Në këtë drekë mirënjohje për muezinin dhe kujdestarin serioz e dashamirë të kësaj xhamie, merrnin pjesë edhe imami i xhamisë Tophanë, Ilir Dizdari, hatibi i saj, thirrësi islam Muhamed Sytari, thirrësi islam Lavdrim Hamja, imami i xhamisë së Plumbit, H. Mithat Myftija, intelektualë e të rinjë, miq e dashamirë.

Të pranishmit, në këtë sofër të begatë, e uruan me zemër muezinin dhe njeriun e mirë, Haxhi Esat Dini, për kontributin e tij të vyer e serioz në shërbim të xhamisë së Tophanës, e cila ka pësuar ndryshime pozitive kohëve të fundit, edhe falë kontributit dhe shërbimit të muezinit të saj. Ata njëkohësisht, u lutën që udhëtimi i tij të jetë sa më i mbarë e të kthehet sa më shpejt në mesin e besimtarëve të kësaj xhamie, në zemrën e të cilëve ka një respekt të madh për kujdestarin me fytyrë të qeshur të saj.

Nga ana e tij, H. Esat Dini, me shumë emocion i falënderoi të gjithë për respektin dhe nderimin e bërë, duke shprehur mirënjohjen dhe kënaqësinë e tij për kohën e kaluar në shërbim të xhamisë Tophanë.

Pas drekës së zhvilluar në një nga lokalet e qytetit, të pranishmit u mblodhën edhe në koktejlin e zhvilluar me këtë rast në Internet-Kafe SYTARI, ku në një mjedis familjar këmbyen mbresat, kujtimet dhe lutjet e tyre të përzemërta për muezinin e papërtueshëm të xhamisë së tyre.

Nga përqafimet e ngrohta dhe plot emocion, në momentin e mbylljes së këtij takimi, dukej se nga zemrat e të gjithëve dilte një fjalë: “Mirënjohje, zotni Esat!

 

Ilir Dizdari

Imam i xhamisë Tophanë

 
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini
Mirënjohje për muezinin e xhamisë Tophanë, H. Esat Dini