ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Epitaf

(“Zoti im! Unë jam i varfër në pasurinë time, si të mos jem i varfër në varfërinë time?”) 

"Më erdhi Xhibrili (a.s) dhe më tha: O Muhammed, jeto sa të duash se një ditë do vdesësh, duaj kë të duash se një ditë do ndahesh prej tij, puno çfarë të duash se një ditë do shpërblehesh për atë çfarë ke bërë, dhe dije se lartësimi i besimtarit arrihet me namazin e natës dhe krenaria e tij është duke mos patur nevojë për njerëzit".

Transmetuar nga Ebu Nuajm nga Aliu (r.a).
 


“Dunjaja, vëllazën, duhet të na shërbejë për me na përcjellë ke dashtunija absolute e Perendís!”

Sheh Qazim Hoxha
 


“Puno për këtë jetë për aqë sa do të qëndrojsh ketú; puno për Ahiret për aqë sa do të qêndrojsh atje; puno për xhehennem për aqë sa mund t’a durojsh; puno për Perëndinë aqë sa j’a ke nevojën”

Nga përzgjedhjet e Imam Shiblit
ndër 40.000 hadithe
 


“Këdo që të duash, të do skllavin e tij e, Ai nuk do të jesh skllav i dikujt tjetër pos Tij!”

Ibn Ataull-llah
 


“Zoti im! Unë jam i varfër në pasurinë time, si të mos jem i varfër në varfërinë time?”

Ibn Ataull-llah
 


“Zoti im! U verboftë ai sy që nuk të sheh Ty mbikqyrës dhe dështoftë kapitali i kujtdo që  nuk ka pjesë të dashurisë Tënde në të!”

Ibn Ataull-llah
 


“Zoti im! Më kërko me mëshirën Tënde që të mbërrij tek Ti dhe më tërhiq me mirësinë Tënde që të vij drejt Teje!”

Ibn Ataull-llah
 


“Zoti im! Si të zhgënjehem, kur Ti je shpresa ime? E si të nëpërkëmbem, kur në Ty jam mbështetur?”

Ibn Ataull-llah
 


“Shpirti që nuk ka si simbol të tij dashurinë e vërtetë është më mirë të mos ekzistojë, pasi ekzistenca e tij kështu, është vetëm turp!”

Rumiu
 


“Binduni, se e mira është dhjetë pjesë: Nëntë pjesë janë në heshtjen, përveç se në përmendjen e Zotit dhe një pjesë në largimin nga shoqërimi i të hutuarve!”

Shejkh Rexheb Dib


Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip
Imam Muhamed SYTARI