ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Ashura në Teqen Rifaite në Shkodër

(Shkodër, më 26 dhjetor 2009) 

Paraditën e ditës së shtunë, më 26 dhjetor 2009, në Teqen Rifaite të Shkodrës është bërë pritja tradicionale e këtij Urdhri mistik islam, me rastin e ditës së Ashurasë, ku përkujtohet tragjedia e Qerbelasë dhe matririzimi i Imam Husejnit, nipit të profetit Muhammed (a.s).
Me këtë rast, Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga thirrësi islam Lavdrim Hamja, ka vizituar këtë teqe duke marrë pjesë në pritjen e vëllezërve rifaitë. Ai ka uruar prijësin e kësaj teqeje, Sheh Idriz Kruja, prijësin e Mesxhidit të Ehli Bejtit në Tiranë, Sheh Qemaludin Reka dhe të pranishmit e shumtë pjesëmarrës në këtë pritje për vlerat dhe shpirtin e harmonisë islame që buron nga kjo teqe dhe mësimet e saj.
Atmosfera e ngrohtë vëllazërore dhe këmbimi i mendimeve dhe bisedave të ndryshme fetare kanë karakterizuar këtë pritje me rastin e ditës së Ashurasë.

www.muhamedsytari.net

Ashura në Teqen Rifaite në Shkodër, 26 dhjetor 2009