H. Abdulkadër Haktanër, mik në xhaminë e Tophanës

(Shkodër, e xhuma, më 16 maj 2008) 

Ditën e xhuma, më 16 maj 2008, në xhaminë e Tophanës, sëbashku me pjesëtarët e xhematit të kësaj xhamie ka qenë i pranishëm edhe përkthyesi i veprës së Bediuzamanit Said Nursi në gjuhën shqipe, h. Abdulkadër Haktanër.

I lindur në Preshevë dhe me banim në Stamboll, h. Abdulkadër Haktanër është një aktivist i shquar i mësimeve që burojnë nga burimet e urtësisë së dijetarit dhe reformatorit të shquar Said Nursi.

Pas faljes së xhumasë, drejtuar nga thirrësi islam Muhamed Sytari, miku nga Turqia i është drejtuar të pranishëmve me një këshillë të urtë e të përzemërt, përzier me një dashuri të madhe dhe një respekt të natyrshëm.

Në emër të xhematit të kësaj xhamie, hatibi i saj, i ka dhuruar të ftuarit special të kësaj dite, emblemën e xhamisë së Tophanës.

 

A. Mahiri