“Në kujtim të 16 nëntorit 1990- refleksione dhe lutje

(Hytbeja e xhumasë, Tophanë, më 14 nëntor 2008)  

xhamia e Plumbit, 16 nentor 1990

Nëpërmjet minberit të xhamisë së Tophanës, hatibi i saj, thirrësi islam Muhamed Sytari ka tërhequr vëmendjen e të pranishëmve në faljen e namazit të xhumasë ndaj datës historike të 16 nëntorit 1990, kur u rihapën dyert e xhamisë së Plumbit në Shkodër, për t’u kthyer në kible të muslimanëve shqiptarë drejt një ringjallje të re islame në vend.

Gjatë hytbes së tij, ai ka hedhur dritë mbi rëndësinë e ringjallejs islame në Shqipëri pas diktaturës femohuese komuniste dhe është lutur për shpirtrat e hoxhallarëve të nderuar shkodranë e shqiptarë që u vranë, u burgosën dhe u denigruan nga komunistët e pafe!

Njëkohësisht, ai është lutur për Thirrje Islame, sot, në Shqipëri, e cila “përballet me sfida të shumta e të llojllojshme, në rrugën e tjetërsimit të saj dhe çrrënjosjes nga zemrat e shqiptarëve”.

E keqja më e madhe me të cilën përballet Thirrja Islame sot në vendin tonë, nuk janë taborrat e femohimit e thirrjet për tjetërsimin e identitetit islam të shqiptarëve, me të cilat ndeshet çdo ditë, por paaftësia e njerëzve të saj, çallmaçorët e futur në trupin e saj dhe mungesa e një lidershipi të denjë për të mbartur mbi supe peshën e një realiteti të tillë!”- ka theksuar ndër të tjera në hytben e tij, hatibi i xhamisë Tophanë.

Pas faljes së namazit të xhumasë, është bërë dhe lutja e gjatë në gjuhën shqipe, që po kthehet tashmë në një traditë të vyer, në xhaminë e Tophanës.

 

V. Mehmeti