11 këshilla nga urtësia e Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut
(Shejkh
Abdulkadir
Xhejlani (470-561 h.)
1. “Kundërshtimi i Hakut[1],
kur zbret kaderi[2] i Tij, është vdekje e
fesë, vdekje e teuhidit!”[3]
2. “Vetëm ai që e njeh All-llahun mund t’i tërheqë
njerëzit drejt Tij! Si mund ta bëjë këtë ai që e injoron!”[4]
3. “Nëse teuhidi[5] qëndron në
derë të shtëpisë dhe shirku[6] brenda saj,
kjo është vetë hipokrizia!”[7]
4. “Ku e keni mirënjohjen, o ju që përpëliteni në
mirësitë e Tij?!”[8]
5. “O gënjeshtar, ti e do All-llahun në gjendje
mirëqenie, por kur të godet e keqja, vrapon, si të mos ishte
All-llahu i dashuri yt! Robi njihet në sprova!”[9]
6. “O i çthurrur, kujdes nga besimtari, sepse ai të
sheh me dritën e All-llahut! Sheh shirkun dhe nifakun[10]
tënd, sheh monedhën tënde të fshehur nën këmishë!”[11]
7. “Një i verbër pyeti: Deri kur në këtë gjëndje?
Dikush i tha: Deri kur të gjesh mjekun shërues, ta bësh pragun e
tij jastëk për kokën tënde, të mendosh mirë për të, të zhdukësh
çdo shenjë dyshim për të në zemrën tënde dhe të durosh shërimin
e tij të hidhur!”[12]
8. “A nuk e ke mësuar se nëse falesh, agjëron dhe
vepron tërë këto vepra të mira, larg nga kërkimi i pëlqimit të
All-llahut, ti je munafik[13], larg Tij!?”[14]
9. “Dorëzohu, pastaj pendohu, pastaj mëso pastaj puno
dhe ji i sinqertë, përndryshe nuk do të udhëzohesh!”[15]
10. “Biri im, mos përto, sepse përtaci është përherë i
privuar dhe pendimi varet në qafën e tij!”[16]
11. “Nuk i ka mbetur kujt kjo botë!”
Shqipëroi nga
arabishtja me përshtatje,
nga: “El-fet’hur-rabbani
vel-fejdur-rahmani”,
i Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut (470-561 h.)
Muhamed Sytari
Shkodër, më 11 gusht 2009
[1] Haku, El-Hakku, prej
esmaul-husnave, (emrat e bukur) të All-llahut, Krijuesit të
gjithësisë.
[2] Paracaktimi hyjnor i gjërave në
jetën tonë.
[3] Fq. 8.
[4] Fq. 9.
[5] Njësimi i All-llahut, monoteizmi.
[6] Bërja shok All-lllahut në njësinë e
Tij, politeizmi.
[7] Fq. 9.
[8] Fq. 11.
[9] Fq. 14.
[10] Hipokrizia.
[11] Fq. 16.
[12] Fq. 16.
[13] Njeri me dy fytyra, hipokrit.
[14] Fq. 20.
[15] Fq. 22.
[16] Fq. 27.