ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“10 gjëra që dëmtojnë duanë”

(Shkodër, më 17 korrik 2009) 

“U pyet Ibrahim ibni Ed’hemi: I lutemi Zotit, nuk na përgjigjet! Përse? Tha: Për dhjetë gjëra:

1. E njohët All-llahun dhe nuk e kryet hakun e Tij!

2. Pretenduat dashurinë e Resulull-llahit dhe nuk e pasuat traditën e tij!

3. E lexuat Kur’anin dhe nuk vepruat me të!

4. U ushqyet nga mirësitë e All-llahut dhe nuk e falënderuat për to!

5. Thatë se shejtani është armiku i juaj dhe e miratuat në tundimet e tij!

6. Thatë se xhenneti është hak dhe nuk punuat për të!

7. Thatë se xhehnemi është hak dhe nuk u frikësuat prej tij!

8. Thatë se vdekja është hak dhe s’u përgatitët për të!

9. Sapo zgjoheni prej gjumit merreni me të metat e të tjerëve!

10. Varrosët të vdekurit tuaj dhe nuk mësuat nga ky fenomen!”

 

Kjo ngjarje e ndodhur shekuj më parë në një qytet të vjetër arab, ishte thelbi i hytbes së xhumasë së sotme, mbajtur nga thirrësi islam Muhamed Sytari në xhaminë e Tophanës.

Duke përmendur faktet e mësipërme, ai ka bërë komente të shumta, duke gërshetuar argumentimin me Kur’an e hadith, me realitetin e përditshëm të jetuar në shoqërinë shqiptare.

Pas përfundimit të faljes së namazit të xhumasë, Sytari në lutjen e tij tradicionale, në gjuhën shqipe, është lutur edhe për drejtuesit aktualë të politikës shqiptare, për mbarësinë, begatinë dhe frikën e Zotit për zemrat e tyre, në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe imazhit pozitiv të vendit tonë në botë

 

V. Mehmeti